Search
Close this search box.

“Zdrava Group” është një kompani 100% shqiptare.

Kompania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1992, në industrinë e përpunimit të fruta-perimeve. Me filiale kryesore në Tiranë e Lushnje, aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Shkarko katalogun e produkteve

Partnerët tanë në

Europë dhe në USA

1998

“Zdrava SH.P.K”, me qendër në Lushnje, filloi aktivitetin e saj tregtar në vitin 1998, në një kohë kur sapo kishte filluar konceptimi i tregut të ekonomisë, ndryshe nga sistemi totalitar i planifikimit ekonomik. Aktiviteti i parë i kësaj firme ishte hapja e një punishteje të vogël për përpunimin e turshive në periferi të qytetit të Lushnjes. Puna e përbashkët dhe e palodhur e 6 vëllezërve Zdrava bëri që ky aktivitet të marrë një dimension tjetër në filozofitë dhe objektivat e tyre. Nga këtu lindi emri kompanisë “Zdrava SH.P.K” që është MBIEMRI DHE VENDLINDJA E 6 VËLLEZËRVE. Fshati Zdravë ndodhet në njësinë Administrative Kozare të bashkisë KUÇOVË, qarku BERAT. Në filozofinë e tyre kishte cilësi dhe çmim të garantuar për klientët e tyre.

2003

Suksesi i viteve të para me progres të vazhdueshëm, e bëri kompaninë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të zgjeruar aktivitetin e saj. Në vitin 2003 kompania “Zdrava SH.P.K” kryen një investim në rritjen e cilësisë dhe sasisë për produktet që ajo prodhon. Po në vitin 2003, kompania filloi aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit.

2006

Në vitin 2006, “Zdrava SH.P.K” investoi duke blerë godinën e Ish-Kaldajës të Uzinës së Plastmasit në Lushnje. Në vijim, kompania rindërtoi nga e para godinën, duke e përshtatur në ambientet e reja për prodhimin e Turshive dhe produktet e tjera që po i shtoheshin gamës sonë vit pas viti. Po në vitin 2006, kompania kryen blerjen e disa makinerive të reja për të rritur akoma më shumë cilësinë dhe sigurinë e produkteve. Zdrava vazhdoi dinamizmin e saj në zgjerimin e larmisë së produkteve  të ndryshme, ku veç turshive, u shtuan produkte si Reçelerat, Specat me Gjizë , Fërgesa Tradicionale , Salca e domates , Ullinjtë e konservuar etj.

2007

Në vitin 2007 kompania “Zdrava SH.P.K” filloi aktivitetin e saj të ri në fushën e arredimit në magazina , supermarkete, bare, restorante etj.

2010

Vendndodhja në zonën e Myzeqesë (Lushnje) dhe rendimenti i lartë i prodhimit nga fermerët e zonës në prodhimin e domates dhe jo vetëm, shtynë kompaninë drejt një hapi tjetër të rëndësishëm.

Në vitin 2010, Zdrava kreu një investim me mbi 250.000€ për blerjen e makinerive për prodhimin e koncentratit të domates, duke u bëre e para kompani në Shqipëri, që hidhte një hap kaq të rëndësishëm në industrinë e përpunimit të fruta-perimeve. 

Po në vitin 2010, duke parë sasitë e mëdha të prodhimeve tona, për herë të parë pas prishjes së sistemit, Shqipëria filloi të eksportonte Koncentrat Domateje për industrinë në shtetet si Kosova , Serbia dhe Maqedonia. Ky zhvillim e renditi Shqipërinë në listë me shtete si Greqia, Irani, Portugali dhe Kina, që ishin një ndër eksportuesit kryesorë të këtij produkti si në Europë, ashtu dhe Ballkan.

2013

Në vitin 2013, Zdrava SH.P.K hapi magazinën qëndrore në Suedi duke plotësuar misionin e shpërndarjes në të gjithë zonën skandinave.  Kompania dispononte rreth 55 produkte të ndryshme dhe i shpërndante ato në shtete si Suedia, Norvegjia, Danimarka, por edhe Gjermania apo Finlanda, falë bashkëpunimit me ADELINA GROSS AB. Në vijim eksporti u zgjerua edhe në Belgjikë, Ukrainë, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni.

2018

Në vitin 2018 pas suksesit në këto tregje ndërkombëtare, Zdrava SH.P.K arrin të nënshkruaje një kontratë bashkëpunimi me kompaninë shqiptaro-amerikane “ALB-USA INC”, për të gjitha produktet që kompania prodhon aktualisht.

2020

Në vitin 2020, Zdrava SH.P.K nisi eksportin në Britaninë e Madhe. Që prej fillimit të saj, Zdrava është rritur me një parim:

Të ruajmë produktet dhe recetat tradicionale.

 

Aktualisht kompania jonë kryen aktivitetin e saj në fushën e agropërpunimit në bazë të HACCP PLAN dhe gjithashtu është e certifikuar me ISO 22000:2018. Falë cilësisë dhe prezencës në tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, në vitin 2020 kompania, me suportin e Shtetit Shqiptar (AZHBR) dhe BE, kreu një investim të ri me vlerë rreth 5.000.000€ për blerjen e makinerive të reja, të po atij viti. Qëllimi i këtij investimi ishte për të rritur cilësinë e produktit dhe sigurinë e konsumatorit. Nga ky investim, kompania merr edhe makineritë për prodhimin dhe ambalazhimin e koncentratit të domates, për industrinë me BRIX 28-33%, në linjë aseptike. Ky investim i ri në teknologji e bën kompaninë tonë të ruajë vendin e parë në Ballkan si Lider në prodhimin dhe konservimin e fruta-perimeve.